Web Analytics
Ballina“Ne humbëm Robespierin tonë”- Kurti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të...

“Ne humbëm Robespierin tonë”- Kurti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit Luran Ahmeti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur ngullime familjes për ndarjen nga jeta si pasojë e Covid të aktorit, Luran Ahmeti.

Kurti ka rrëfyer njohjen me aktorin e ndjerë dhe e ka quajtur atë Robesiperin shqiptar.

“Ngushëllime gruas Edlira, vajzës Arba, babait Xhabir, familjes së gjerë e miqve të shumtë të Luranit” shkruan Kurti në telegramin e tij të ngushëllimit raporton Gazeta Blic.

Postmi i plotë:

Luranin pata fatin ta takoj tre vite më parë.

Në shfaqje dhe pas shfaqjes.

Ai luante rolin e Robespierit, në pjesën “Vd.ekja e Dantonit”.

Pata fatin ta shihja në skenë.

Ishte fat sipas vetë Luranit.

Ai thoshte se teatri ishte vendi ku bëhej aktori i vërtetë.

Kohët e fundit pandemia ia kishte penguar disa projekte.

Por askush nuk mund të mendonte se do t’ia ndalte ëndrrën.

E pashë pra Luranin në skenë, në vendin e ndërveprimit më in.tim të plastikës dhe cerebralit të aktorit.

Si duket ishte nisur për të luajtur personazhe historikë.

Do të kishim patur fatin ta shihnim më gjatë atë portret të plotë e të ngrohtë që dinte të merrte forma të ashpra dhe të prera.

Ai po ngjitej modestisht në skenë.

Një ditë jam i sigurtë se do t’i rikthehej Robespierit.

Dhe jam i sigurtë se përsëri do ta shihja.

Por, padrejtësisht ne humbëm një dispozitiv të lartë të teatrit.

Ne humbëm Robespierin tonë te “Vd.ekja e Dantonit”.

Ngushëllime gruas Edlira, vajzës Arba, babait Xhabir, familjes së gjerë e miqve të shumtë të Luranit.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit