Në këtë komunë Vjosa Osmani merr gati pesëfish më shumë vota se Hoti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Bazuar në këta formularë, në komunën e Shtimes më së shumti vota ka marrë Vjosa Osmani.

Sipas këtyre formularëve, Osmani ka marrë 3 mijë e 889 vota.

Pas Osmanit, me numër më të madh të votave renditet kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai ka marrë 2 mijë e 869 vota.

Më pak vota se Osmani e Hoxhaj ka marrë kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti ka marrë 804 vota në këtë komunë.

Nëse krahasohen votat e Osmanit dhe të Hotit, i bie që Osmani ka marrë pothuajse pesëfish më shumë vota se ai.

Ndryshe, në këta formularë janë dhënë rezultatet për 34 vendbanimet e kësaj komune./Express/