Në këtë mënyrë Bim Bimma i jep fund debatit me Feron

Gjatë ditës së djeshme ka pasur ‘fërkime’ në Instagram mes Feros dhe Bim Bimmës.

Reperi Fero me anë të një videoje i kishte ftuar në ‘ring’ rip-hopi, Mc Kreshën, Lyrical Son dhe Bim Bimmën, meqë rast vetëm ky i fundit iu përgjigj.

Pasi ironoizoi me të, Bimma i dha një javë afat Feros, kurse ky i fundit e përqeshi për pagesat që merr në koncerte.

Pas gjithë kësaj, Bim Bimma mbylli debatin me anë të një videoje të shkëputur nga një prej këngëve të tij të shumta.

Në ato vargje, ai e thotë haptas se këtë punë nuk e bën për para, kurse ka edhe dy fjalë për rep-in e tjerve.

View this post on Instagram

🦍

A post shared by BimBimma (@nrbim) on