Në këtë shtet fitohet beteja ndaj koronavirusit

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, ka deklaruar se nuk ka më raste të pazbuluara me Covid019 dhe se vendi e ka fituar betejën.

Ditën e sotme, Zelanda e Re do të heqë disa nga masat e saj kufizuese.

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Dr. Ashley Bloomfield tha se vendi kishte arritur “qëllimin e saj të elimi.nimit”.

Ai shpjegoi se kjo nuk nënkupton raste zero “por do të thotë që ne e dimë se nga vijnë rastet tona”.

Në Zelandën e Re u shënua një vi.ktimë dhe një i infektuar nga Covid-19 ditën e sotme.

Deri më tani në vend janë shënuar 19 vi.ktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 1,469 raste , ku rreth 80% e pacientëve janë shëruar.