Në këto tri raste jeni të liruar nga vendosja e maskës

Qeveria e Kosovës, të hënën mori masa të reja antiCOVID, të cilat përfshijnë edhe vendosjen e maskës.

E në këtë vendim të qeverisë theksohet se maska duhet të vendoset edhe në hundë.

Megjithatë me këtë vendim ka disa përjashtime me të cilat mund edhe të mos vendoset maska.

“Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

11.1.Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

11.2 Gjatë vrapit dhe çiklimit;

11.3 Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje”, thuhet në njoftim.

Këto masa hyjnë në fuqi nga dita e mërkurë me 7 prill.