Në kohë pandemie, ky shtet lehtëson masat e udhëtimit për shqiptaret

Bullgaria ka lehtësuar masat e udhëtimit për qytetarët e disa shteteve.

Këto shtete janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja, Kosova, Moldavia dhe Izraeli.

Kushti i vetëm që qytetarët e këtyre shteteve të udhëtojnë në Bullgari është posedimi i një testi negativ për Covid-19.

Testet duhet të jenë të 72 orëve të fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë.