Në koncertet e fundit Nora i bie shkurt… 

Kjo është periudha më e ngarkuar për këngëtarët por në të njëjtën kohë edhe më fitimprurëse, për shkak të mbrëmjeve të tyre koncertore.

Nora Istrefi ka patur pune këto kohë jo vetëm në fundjavë por edhe gjatë ditëve të javës, sepse tani dita është më e gjatë, vapa bën të vetën dhe njerëzit janë jashtë.

Por syri i mprehtë i joni vuri re që Nora në dy koncertet e fundit që ka patur i ka rënë për shkurt. Ajo ka ndërruar vetëm ngjyrën e “crop top” ( nga argjendi ka veshur një të zi) dhe ka mbajtur po të njëjtat streçe.

A këto pantallona i ka fiksim ( siç e kemi ne vajzat që fiksohemi me një gjë) a i ka të rehatshme në skenë, këtë nuk e dimë, por që i ka veshur disa herë radhazi këtë e dimë me siguri./kryefjala