Agim Bahtiri kryetari i Mitrovicës ishte pjesë e koncertit të madh të Unikkatilit që u mbajt në këtë qytet, shkruan “InfoKosova”.

Përveç Unikkatilit dhe TBA-së, në koncert ishte e ftuar edhe Shkurte Fejza këngëtarja e madhe e muzikës popullore.

E me të dal në skenë Shkurta e ndezi dhe i dha një frymë më patriotike koncertit.

Por, nuk ka nguruar edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri që mes shumë fansave të Unikkatilit e të tjerëve, të del e të këndoj këngët e Shkurte Fejzës bashkë me të, siç janë:

“Jo nuk ndahet Mitrovica” dhe këngën “Oj Kosovë oj nëna ime”.

Se çfarë atmosfere u krijua sapo Shkurta e Bahtiri dolën në skenë, shikojeni tani./InfoKosova/

Shiko Videon: