Në Kosovë, 50 pacientë me koronavirus, 1 në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të hospitalizuar gjithsej 62 pacientë, 50 prej të cilëve janë diagnostifikuar me Covid -19.

Në njoftimin e kësaj klinike bëhet e ditur se 40 pacientë me Covid-19 janë në gjendje shëndetësore stabile, 9 pacientë janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe në përkujdesje intensive, ndërsa 1 pacient është në gjende të rëndë shëndetësore.

“Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient, i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe në përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.

Klinika Infektive bëri të ditur se të marten do të lirohen në shtëpi edhe 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid-19.