E diel, 8 Dhjetor, 2024
-0.9 C
Pristina

Në ‘luftë’ me produksionin, ja çfarë i tha këtë herë Driloni-Sarës

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Biseda mes Drilonit dhe Sarës ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, sidomos pas komenteve që banori bëri rreth presionit të brendshëm për të krijuar një romancë mes tyre.

Gjatë një momenti të tensionuar, Sara shprehu zhgënjimin e saj për mungesën e një reagimi nga ana e Drilonit pas deklaratave të tij që u perceptuan si fyese. Ajo tha se priste një qëndrim më mbrojtës nga ai, duke theksuar se ishte e indinjuar nga situata.

Driloni u mundua të sqaronte që komentet e tij nuk kishin qenë të drejtuara ndaj saj apo ndonjë banoreje tjetër, por gjatë bisedës la të kuptohej se produksioni mund të jetë duke i shtyrë ata drejt një afërsie më të madhe.

“Ata po dojnë, ti e din [me na pa bashkë] e për mu ka arsye se e di edhe shumë sende që na i kanë bo, na nuk jemi bashku, e na thirrën atje [te dhoma e rrëfimit] na nuk jemi bashku, masi kemi fol këtu, e treguan këtë ndodhi [i referohet bisedës me Edin] se e dimë që dikur ja nisim me fol për këtë temë”, i tha ai Sarës.

PROMO

Nga Rubrika