Web Analytics

Në moshën 51 vjeçare, “Huani” bëhet baba për herë të parë

Botuar nga: InfoKosova

Aktori i njohur kuban,Mario Cimarro, njoftoi në Instagram lindjen e vajzës së tij të parë, rezultat i lidhjes me modelen Bronislava Gregušová, me të cilën u fejua në nëntor 2019.

Aktori Mario Cimarro, i kujtuar për rolin e Luis Mario Arismendit në telenovelën “Pasionet e Fshehta”, ka bërë të ditur se është bërë baba për herë të parë, në moshën 51-vjeçare.

Cimarro ndau në llogarinë e tij në Instagram detajet e lindjes së Brianës, vajzës që tani ndan me të dashurën e tij, Bronislava Gregušová.

“Briana, edhe ti do t’i bësh ditët të shkëlqejnë dhe zemra pa masë, matet në dritën tënde.”, shkroi ai për të shoqëruar një seri imazhesh të Gregušová shtatzënë.

Të FUNDIT