Web Analytics
BallinaSHOWBIZNë një lidhje apo jo? Melisa habit me përgjigjen e saj

Në një lidhje apo jo? Melisa habit me përgjigjen e saj

Fillimisht mënyra si ato u lidhën dhe tani ndarja, historia e Andi Shehit dhe Melisa Lleshit gjithmonë ka bërë bujë.

Tashmë konkurrentja e “Dance Albania” ka realizuar një intervistë për “Jo vetëm modë”, ku sigurisht nuk i shpëtoi pyetjeve për jetën private.

Moderatorja: Melisa, po përjeton një histori dashurie tani, apo është vetëm histori dashurie me televizionin?

Melisa Lleshi: Unë kam vendosur që për pjesën private timen, pjesën sentimentale dua të them as po as të them jo, thjesht jam mirë.

Edhe më herët gjatë spektaklit të kërcimit ku tashmë është pjesë, Melisa u pyet nëse i kishte shkruar ish-i.

Ish-konkurrentja e Për’puthen zgjodhi të shmangej, duke u shprehur: Nuk e di për kë e ke fjalën.”

Edhe pse prej muajsh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, dy ish-konkurrentët e Për’puthen Andi Shehi dhe Melisa Lleshi, vijojnë të komentohen në rrjet.

Më herët Andi ishte i ftuar në një intervistë për “Shqipëria Live”, dhe pyetjet rreth Melisës sigurisht që nuk munguan. Por me sa duket Andi e ka hedhur krejtësisht pas krahëve historinë me këngëtaren, dhe ka nisur një romancë të re.

Gjatë intervistës ai tregoi se tashmë e ka hequr mendjen nga ish-konkurrentja e Për’puthen dhe se është shumë i lumtur në jetën që po bën.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit