Në një lidhje me Andin? Melisa flet për fotot që po qarkullojnë në rrjetet sociale

Pas publikimit të fotove të Teas me Beartin, në rrjet filluan të qarkullonin foto, duke akuzuar Melisën se është në një marrëdhënie me Andin.

Fansat e programit kapën detaje te fotot apo video e të dyve duke gjetur gjëra të përbashkëta, si një divan i njëjtë, apo i njëjti kapuç.

Në lidhje me këto, Melisa tha se divani i njëjtë ishte rastësi, ndërsa kapuçi është i saj, por ja kishte dhënë Andit pasi ky i fundit ja kishte kërkuar.

“Ku di unë o Bora, unë nuk kam qenë në shtëpinë e një shoqeje, është rastësi.

Për foton me kapuç, është i imi, ja dhashë unë.

Kisha ardhur në emision me atë kapuç, ma kërkoi ja fala”, tha Melisa./express