Në një lidhje me Fisnik Sylën? Moderatorja e njohur reagon për herë të parë: Ja si qëndron e vërteta

Moderatorja Ester Bylyku ka reaguar për herë të parë pas lajmeve se ka nisur një romancë me ish-partnerin e Fjolla Morinës, Fisnik Sylën.

Në një postim në Instastory, moderatorja ka mohuar zërat se është në një lidhje me biznesmenin,“Nuk jam në një lidhje. Me asnjë figurë publike!!”– shkruan moderatorja.

Nga ana tjetër Fisnik Syla ka konfirmuar zërat se është në një lidhje, këtë konfirmim biznesmeni zgjodhi ta bëjë në rrjetin e tij social Snapchat.

Ai publikoi një foto duke drekuar buzë detit me të dashurën e re, mirëpo vetëm kaq detaje ka ndarë Syla në Storyn e tij në Snapchat, ai akoma vazhdon ta mbajë mister identitetin e vajzë, të cilës i duket vetëm dora./panorama