Në Prishtinë janë shëruar 46 persona, 22 ende të prekur me COVID -19

70 persona janë konfirmuar me COVID-19 deri më tani në Prishtinë.

Nga ta, tashmë janë shëruar 46, 22 kanë mbetur ende të prekur me koronavirus, ndërsa 2 kanë vdekur.

Tashmë Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga Minisitria e Shëndetësisë që kryeqyteti të largohet nga karantina

Kryeqyteti po shkon drejt normalizimit të situatës me COVID-19.

Tashmë 46 persona të cilit kishin qenë të infektuar, kanë fituar betejën me këtë virus.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë për Gazetën Express se kanë mbetur vetëm edhe 22 persona të prekur me COVID-19 në kryeqytet.

“Nga 58 të prekur me COVID-19 tashmë i kemi të shëruar 46 persona.

Raste aktive janë edhe 22”, ka thënë Gashi.

Megjithatë të gjitha mostrat e kontakteve që janë testuar gjatë këtyre ditëve në Prishtinë kanë rezultuar negative.

Por, Instituti Kombtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është duke e monitoruar situatën dhe gjatë ditëve në vijim do të ketë edhe testime të reja.

Por drejtori i Shëndetësisë ka dhënë detaje edhe për testimet.

“Për testime varet prej kontakteve, sepse s’kemi pasur raste të reja qe disa ditë. Prej QKMF’se një herë nuk kemi raste që do të testohen”, ka thënë Gashi.

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga Minitria e Shëndetësisë që të largohet nga karantina, megjithatë kjo e fundit ende nuk e ka marrë një vendim për kryeqytetin.

Ndërkohë, numri i personave të konfirmuar me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 790.

Nga ta janë shëruar 232, ndërkaq kanë vdekur 22 persona.

Bazuar në masat e reja të vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, por do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill. /GazetaExpress/