Në Prishtinë lejohet shitja e qebapëve, por jo shërbimi i tyre në qebaptore

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka sqaruar përmes një postimi në Facebook, se qebaptoret dhe furrat do të vazhdojnë të jenë të hapura në shërbim të qytetarëve, porse shërbimi brenda lokaleve është i ndaluar.

Kjo si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Qeveria ka marrë vendim për mbylljen e bizneseve që nuk kanë të bëjnë me ushqimin, që është një prej disa masave të marra.

“Lokalet dhe bizneset që janë mikse/ushqim edhe shërbim, lejohet vetëm të shesin.

Pra furrat, qebaptoret, etj, kanë të drejtë vetëm të shesin, por jo edhe të shërbejnë (në tavolina). Duhet të ruhet distanca dhe radhët jashtë lokalit”, ka shkruar Ahmeti.