E martë, 10 Shtator, 2024
15.6 C
Pristina

Në pritje të ëmbël, moderatorja dhe shoqja e Kiares, Liesa Haxhiasllani na prezanton për herë të parë me partnerin…

Pak kohë më parë, moderatorja Liesa Haxhiasllani zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të parë, por deri tani ishte treguar hermetike përsa i përket identitetit të partnerit të saj.

Së fundmi, me rastin e ditëlindjes së saj, Liesa ka bërë një surprizë të veçantë për ndjekësit e saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Liesa ka ndarë disa foto nga ditëlindja ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve është një detaj tjetër: për herë të parë, moderatorja ka zbuluar identitetin e partnerit të saj, Branko Duka.

Branko nuk është një emër i njohur në botën e showbiz-it, por ky postim ka sjellë një risi për ndjekësit e Haxhiasllanit, të cilët tani janë në dijeni të partnerit të saj.

Shiko foton:

Nga Rubrika