Në pritje të fëmijës së tretë, ja se si e zbuloi gjininë e bebushit Arbana Osmani

Moderatorja e “Big Brother VIP Albania”, Arbana Osmani ka treguar në rrjetet sociale se si mësoi gjininë e fëmijës së tretë.

Me anë të një ‘ask’ në “Instastory”, moderatorja i është përgjigjur një ndjekëseje ku ka zbuluar se gjininë e bebit e ka zbuluar kur ka qenë me pushime dhe nga emocionet nuk kanë bërë asnjë xhirim.

“Nuk ishim dhe aq të organizuar, kur e morëm vesh kemi qenë me pushime, plus unë kisha shumë kuriozitet dhe emocione kështu që nuk kemi xhiruar gjë.

E ngaqë kishim Dielli në gjumë as nuk bërtisnim dot, kujtime dhe emocione të bukura për ne të tre gjithsesi”, shkruan moderatorja./Iconstyle/