Në rreshtin e parë Mozzik fali Bajramin në Sheshin e Tiranës

Sot është duke u festuar festa e Bajramit, e shumë muslimanë zgjedhin që faljen e Bajramit ta bëjnë qysh në orët e para të mëngjesit.

Në mesin e shumë muslimanëve një gjë të tillë zgjedhin ta bëjnë edhe fytyrat publike, një ndër ta ishte edhe reperi i njohur kosovar, Mozzik, ai u pa i pranishëm në rreshtin e parë në Sheshin e Tiranës duke e falur Bajramin.

Reperi publikoi në rrjetin social ‘Instagram’ disa fotografi nga falja e Bajramit në Tiranë, ai njëherësh iu uroi të gjithë ndjekësve të tij myslimanë këtë festë, të cilën zgjodhi ta festonte në kryeqytetin shqiptar.

Mozzik përndryshe ka treguar disa herë se është një mysliman mjaft i devotshëm, duke mos harruar asnjëherë të urojë fansat e tij në raste festash./Lajmi.net/