Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Bresalc.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
” Mund ta konfirmojmë se një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Në aksident kanë qenë të përfshira tre vetura.
Përveç dëmeve materiale nuk kemi informata për të lënduar apo edhe pasoja të tjera.
Hetuesit janë në vendin e ngjarjes dhe po i mbledhin informatat.”- tha Hashani.