Arkeologët kanë befasuar të gjithë me gjetjen e fundit.

Rasti ka ndodhur në Rusi.

Ata kanë gjetur një objekt i ngjajshëm e iPhone.

Nga varri i një gruaje të re në një lokacion misterioz në Siberi, të quajtur “Atlantida ruse”, u zbulua një objekt i pazakontë që për disa i ngjan telefonave të mençur.

Varri i një gruaje të quajtur Natasha nga arkeologët, u gjet gjatë verës në një rezervuar të madh të shuar artificial në Siberi.

Ai buron nga Perandoria e lashtë Xiongnu – një popull nomadësh që sunduan zonën nga shekulli III para Krishtit deri në fund të shekullit të 1 pas Krishtit.

Artikulli, i vlerësuar të jetë 2.137-vjeçar, është bërë nga një gur i çmuar me linjit të zi me detaje me gurë gjysmë të çmuar dhe për shumë duket si një iPhone modern.

Në fakt, bëhet fjalë për një dekorim rripi.

Arkeologu Pavel Leus thotë se ishte një thesar antik, falë të cilit ata ishin në gjendje të përcaktonin kohën në të cilën ajo jetonte, pasi vetëm rripi i Natashas ishte i zbukuruar me monedha “wuzhu” kineze.