Web Analytics
BallinaNë Sarajevë protestohet kundër ajrit të ndotur, në Prishtinë pihen makiatot

Në Sarajevë protestohet kundër ajrit të ndotur, në Prishtinë pihen makiatot

Protestuesit në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajevë, dolën të hënën në rrugë për të kërkuar masa kundër ndotjes së ajrit.

Disa nga protestuesit e mbledhur para ndërtesës së qeverisë kishin vendosur maska në kohën kur qyteti ishte përfshirë nga smogu i dendur, që e ka përfshirë Sarajevën për javë të tëra.

Ata kërkuan nga autoritetet që të marrin masa dhe thanë se duan ta rrisin vetëdijen e qytetarëve për problemin e vjetër me të cilin përballet qyteti i shtrirë në një luginë të rrethuar nga malet.

Treguesi i cilësisë së ajrit në Sarajevë e ka kaluar disa herë kufirin e ajrit të shëndetshëm në javët e fundit.

Autoritetet lokale kanë filluar të marrin masa urgjente, duke e ndaluar qarkullimin e veturave me naftë dhe duke bërë thirrje që qytetarët të mos i djegin drutë dhe thëngjillin për t’u ngrohur.

Përpos këtyre masave, banorëve u është ofruar transport publik falas.

Ndërkohë cilësia e ajrit nuk është aspak e mirë as në Prishtinë.

Pavarësisht ndotjes, autoritetet lokale nuk kanë marrë ndonjë masë për zgjidhjen e këtij problemi.

Më parë gjatë këtij muaji, Ambasada e Suedisë në Sarajevë tha se ndotja e ajrit në këtë qytet është aq e madhe, saqë paraqet kategori në vete.

Këshilla e autoriteteve lokale që njerëzit të përdorin maska ka nxitur kritika për shkak se qeveria nuk ka siguruar maska të tilla për punëtorët e sektorit publik, përfshirë policët dhe punëtorët e transportit publik, shkruan “Free Europe”.

Rrjetet Sociale

630,279FansaPëlqeje
28,213NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit