Kiflet që qeverisja e Shpend Ahmetit në Prishtinë po i shpërndan tash e sa vite “falas” për fëmijët e shkollave fillore, nuk kanë ndonjë shije të mirë, por edhe ata pak fëmijë që i konsumojnë këto kifle kanë gjetur diçka jo në rregull, shkruan “InfoKosova”.

Jemi të gjithë dëshmitarë të cilësisë së këtyre kifleve që shpërndahen nëpër shkolla fillore, ato disa nga ne edhe i kemi provuar vetë, por janë me cilësi jo shumë të mirë.

E së fundmi në shkollën fillore “Dardania” në lagjen Dardania në Prishtinë, Drejtori i kësaj shkolle ka vënë re se kiflet e datës 23.10.2019 ishin me afat të skaduar.

Ai ka bërë reagimin e tij, ku si përgjigjje nga komuna e Prishtinës ka marrur një reagim i cili e thotë të kundërtën.

Reagimi i Komunës së Prishtinës thotë se aty është bërë një lëshim në paketimin e kifleve në fjalë, ngase ato kanë qenë me afat, por në paketimet (qeset) e tyre ishte vënë afati i shtatorit!

Ky “lëshim” nuk guxon të ndodh sidomos kur janë në pyetje të vegjëlit tanë, të cilët konsumojnë kifle duke iu besuar institucioneve shkollore.

Ja reagimi i plotë i Komunës së Prishtinës në krye me Shpend Ahmetin në lidhje me kiflet pa afat në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë: “Gjatë ditës së mërkurë, Drejtoria e Arsimit ka pranuar informatën nga drejtori i shkollës “Dardania, se në shkollën e tyre gjatë shpërndarjes së kifleve, kanë evidentuar kifle me afat të skaduar dhe kiflet janë tërhequr nga shpërndarja.

Drejtoria e Arsimit e ka kontaktuar operatorin ekonomik “Premium Bakery” për të marrë informata të sakta lidhur më rastin.

Në përgjigjen e tyre thuhet se gabimi ka qenë I natyrës teknike në ambalazhim, ku është shënuar data e muajit shtator.

Operatori ka deklaruar, poashtu, se ky ambalazhim ka qenë vetëm në një pjesë të sasisë së kifleve që janë dërguar në shkollën “Dardania”.

Drejtoria e Arsimit dhe kompania “Premium Bakery” kanë ndërmarrë të gjitha hapat që gabime të tilla të mos përsëriten.

Poashtu sigurojnë të gjithë që nuk ka vend për shqetësim dhe se rasti i ditës së djeshme, në asnjë moment nuk ka rrezikuar shëndetin e fëmijëve.

Komuna e Prishtinës”./InfoKosova/