“Në Shqipëri ndjehemi më të sigurt”, flasin turistet bjelloruse

Charter-i i parë mbërritur nga Bjellorusia ka populluar plazhet e Vlorës me turistët e parë të huaj.

Aspak të trembur nga Covid-19 ata shprehen se Shqipëria është një vend më i shëndetshëm.

“Do të jem e shëndetshme, ka vitaminë D dhe det, jam më e sigurt këtu sesa më Bjellorusi”, -shton një turiste.

Shumë prej tyre i kanë mbyllur rezervimet në janar, të tjerë rishtaz.

Por teksa listojnë arsyet pse zgjidhën qytetin e Vlorës, nuk harrojnë të përmendin natyrën, peizazhin dhe kulinarinë.

Nga ana tjetër operatorët turistik përballen me vështirësi ndërsa kanë drejtuar sytë nga tregu vendas dhe ai ballkanik.