Në Tiranë, gruaja hidhet nga kati i pestë i pallatit

Një ngajrje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë.

Një grua, ende e paidentifikuar, është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit.

Siç mëson Syri.net, ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Qazim Turdiu”, pranë Hipotekës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Panorama”, ka rënë nga lartësia në sheshpushimin e pallatit, shtetasja A.SH., rreth 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë, sipas ekipit të ambulancës.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.