Në vend se të bëhej dhëndër, familja sot e varrosin 22 vjeçarin nga Malisheva

Në orën 16:00 të pasdites së sotme do të var.roset trupi i 22 vjecarit, Rilind Hoxha, i cili ndërroi jetë nga plu.mbat që i mori derisa po kryhej një plac.kitje në një kafiteri në periferi të Shkupit, ku ai po pinte kafe në pasditen e së shtunës së kaluar.

Ceremonia e tij, do të bëhet në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Kishte pak ditë që kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Kosovë.

Por, dimri i këtij viti doli të jetë i fundit për të.

Rilind Hoxha nga fshati Bellanicë i Malishevës ia pa sherrin një kafeje të cilën ishte ndalur për ta pirë në Maqedoninë e Veriut.

Ishte nisur për në Shkup me tre shokë të tij, mirëpo gjatë një plac.kitje e cila ndodhi në një kazino në Shkup ai u përfshi nga plu.mbat që disa persona të maskuar kishin gjuajtur në drejtim të personave që po qëndronin ulur në ambientet e kafiterisë.

Familjarët e 22-vjecarit të ndjerë për Express kanë treguar se i biri i tyre kishte shkuar në Shkup veç për vizitë.

Sipas tyre ai nuk kishte luajtur kazino apo ndonjë gjë të ngjashme.

“Veç ka qenë duke pi kafe.

U përfshi në plumba.

Nuk kanë ditë gjë.

Ai ka ardhë në Kosovë për pushime.

Bile edhe disa muaj kemi pas me e martua”, ka deklaruar një i afërm i Rilindit për Express.

Por trupi i pa jetë i Rilindit do të varroset sot pasdite në ora 16:00 në varrezat e fshatit Bellanicë të Malishevës.

Ai kishte qenë i fejuar dhe në verën e këtij viti kishte planifikuar që të martohej.