Opinionistja e ‘Big Brother VIP Albania’ Neda Balluku është mjaftë aktive në llogarinë e saj duke diskutuar situata të ndryshme të banoreve.
Ajo ka publikuar një ‘story’ ku shihen Egli dhe Gjesti në orët e para të mëngjesit, ku është shprehur “A’keni zot a s’keni se po vdes për gjumë”.
Ndjekësit e show-t kanë reaguar me komente të shumta për këtë deklaratë, duke aluduar se Neda është një mbështetëse e fortë e raportit të Gjestit dhe Eglit.
Kjo ka hapur një diskutim të gjerë në rrjetet sociale, ku fansat po spekulojnë mbi ndjenjat e saj për çiftin e ri të formatit. Një marrëdhënie që ka tërhequr vëmendjen e shumë të tjerëve dhe duket se do të jetë një nga temat më të diskutuara të këtij sezoni.