Një tjetër lajm i mirë në betejën kundër koronavirusit në vendin tonë.
Pacienti zero doli negativ në testimin e tij për koronavirusin, duke u bërë kështu personi i tretë i shëruar nga Covid-19 në Shqipëri.
Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157552065636523
Edhe ministrja Ogerta Manastirliu e njoftoi lajmin e mirë në një postim në rrjetet sociale.
“Një tjetër lajm i mirë.
Edhe pacienti 0 sapo është konfirmuar negativ.
Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin mesditën e sotme, janë 3 pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi.
Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të #Infektivit”,shkruajti ajo.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/911580725964645
Mbrëmjen e së premtes, autoritetet shqiptare dhanë lajmin e mirë për shërimin e dy pacientëve të tjerë, kontaktet e pacientit zero, të cilët pas ristestimit të dytë dolën negativë.
Pasi të lenë spitalin, këta pacientë do të qëndrojnë në karantinë në shtëpi për 14 ditë./tvklan.al