Vera Ora nuk ka mundur të rrij pa reaguar për lojën që po zhvillohet mes Kosovës dhe Anglisë, shkruan “InfoKosova”.

Derisa lojtarët ndodhen akoma në fushën e gjelbër, Vera kishte publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shkruante: “Faleminderit për ju, tani luajmë kundër juve, gjithmonë falënderues për ju, Anglia jonë e dashur”.

Ndryshe Vera dhe familja e saj qe shumë kohë jetojnë dhe veprojnë në Angli.

Ku falë Anglisë vajza e Verës, Rita Ora ka arritur të bëhet njëra ndër këngëtaret më të njohura në botë.

E kjo gjë e bënë edhe më të fortë lidhjen mes dy shteteve që po luajnë sonte kundër njëra-tjetrës./InfoKosova/