Nëna ime kështu e gjeti rrehatinë

Nëna ime kishte shumë probleme.

Ajo nuk flinte, ajo ndjehej e rraskapitur, ishte e stresuar, nervoze dhe shumicen e kohes ne humor te keq…

Gjithmonë e sëmurë, derisa një ditë papritmas ajo ndryshoi…

Situata ishte e njëjtë, por ajo ishte ndryshe…

Një ditë, babai im i tha asaj:

– E dashur kam kërkuar punë për tre muaj dhe nuk kam gjetur asgjë, po dal të pi ndonjë birrë me ca shokë…

Nëna ime iu përgjigj:

– Në rregull.

Vëllai im i tha:

– mami, nuk kam kaluar në të gjitha lëndët e kolegjit …

Nëna ime iu përgjigj:

– në rregull, do t’i kalosh heres tjeter dhe nëse nuk e bën ,atëherë do të përsëriseshi semestrin, por do të paguash vete taksat e kolegjit.

Motra ime i tha:

– mami, kam prishur makinen,e godita diku.

Nëna ime iu përgjigj:

– është në rregull vajze, çoje në garazh, mendo si t’i besh parate per ta riparuar dhe ndërsa ata ta rregullojnë atë, lëviz me autobus ose metro.

E dashura e djalit i tha asaj:

– vjehrre, do të rri disa disa dite me ju…

Nëna ime iu përgjigj:

– në rregull, shko ne dollap dhe kerko carcafet dhe beje gati shtratin tend….

Të gjithë në shtëpi u mblodhën të shqetësuar nga këto reagime.

Ne dyshuam sepse ajo shkoi te mjeku dhe ndoshta ai i ka rekomanduar dicka te gabuar dhe ajo eshte mbidozuar…

Por befasia ishte kur të gjithë u mblodhëm dhe mamaja ime na shpjegoi:

” Më desh shumë kohë për të kuptuar se të gjithë janë përgjegjës për jetën e tyre dhe më janë dashur vite për të zbuluar se ankthi im,lodhja ime, depresioni im,pagjumësia dhe stresi im nuk i zgjidhin problemet tuaja.

Unë nuk jam përgjegjëse për veprimet e njerëzve të tjerë, por jam përgjegjëse për reagimet që kam shfaqur gjtihe keto vite…

Prandaj kam arritur në konkluzionin se detyra ime ndaj vetvetes dhe jush është të qëndroj e qetë dhe t’i lë të gjithë të marrin atë që meritojnë.

Kam marrë kurse në yoga, meditim, marredhenie njerëzore, higjienë mendore etj.dhe në të gjitha ato, kam gjetur një emërues të përbashkët qe ne fund te gjitha te cojne ne nje pike: unë vetem mund t’i bej keq vetes sime sepse ju keni të gjitha aftesite e nevojshme për t’i zgjidhur vete problemet ne jeten tuaj.

Une mund t’ju jap ndonje keshille vetem nese ma kerkoni dhe perseri ju jeni ata qe vendosni nese doni t’i ndiqni apo jo…

Kështu që, nga sot e tutje, unë pushoj së qeni: pergjegjese e përgjegjësive tuaja, thes i gabimeve tuaja, makine larese e keqardhjeve tuaja, avokate e gabimeve tuaja, muri i vajtimeve tuaja, grumbulluese e detyrave tuaja dhe ajo qe i zgjidh ato apo përmbush përgjegjësitë tuaja…

Tani e tutje ju deklaroj të gjithë të rritur dhe të pavarur mjaftueshem!

Që nga ajo ditë familja filloi të funksionoje më mirë, sepse të gjithë në shtëpi e dinë saktësisht se çfarë duhet dhe ju takon të bëjnë.