Web Analytics

Nëna llapjane lindi katërnjak, kryetari Bulliqi premton mbështetje financiare për familjen dhe asistente për kujdes ndaj fëmijëve

Botuar nga: InfoKosova

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka premtuar mbështetje financiare për familjen dhe një asistente për kujdesin ndaj fëmijëve për nënën llapjane që ka lindur katërnjakë.

Bulliqi, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm lindjen e katërnjakëve nga një nënë e re në QKUK.

“Ky është një bekim i madh për familjen e gëzim për mbarë shoqërinë”, ka shkruar Bulliqi, transmeton Telegrafi,

Bulliqi ka thënë se nëna dhe fëmijët janë shumë mirë me shëndet dhe po e marrin shpejt vetën.

“I uroj nga zemra Diellzën dhe Agronin për lindjen e fëmijëve, duke ju dëshiruar jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të lumtur së bashku”.

“Si institucione komunale do të ofrojmë mbështetje financiare për familjen, si dhe do të sigurojmë një asistente për nënën për kujdesin ndaj fëmijëve”, ka shkruar Bulliqi.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në Klinikën Obstetrike – Gjinekologjike, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një nënë nga Podujeva ka lindur katërnjakë.

Bëhet e ditur se nëna me inicialet D. S., 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve. /Telegrafi

Të FUNDIT