Alteo është vetëm 6 vjeç.
Ka ardhur në spital për të parë mamin.
Sapo e sheh, në fytyrën e tij gjen buzëqeshjen.
Alteo nis t’i flasë nënës, ndërsa e prek me duar.
“O ma, çohu prej gjumit, shikoje se kam ardhur me të pa”
Por nëna nuk i kthen përgjigje të birit.
Qëndron e shtrirë në shtratin e spitalit, e palëvizur.
Në fytyrën e saj nuk gjen shprehi.
Kjo nënë nuk mundet të flasë.
“Valbona, Valbona, çohu se ka ardh fëmija me të parë”-thotë i shoqi, Xhaviti.
Valbona sërish nuk reagon.
E vërteta e hidhur është se ajo ndodhet në koma.
Por Alteo vogël nuk e kupton se çfarë ndodh… si mundet t’ja shpjegosh një fëmije 6 vjeçar se e ëma ndodhet në koma?
Alteo vijon ta thërrasë nënën e kur e sheh, të thyhet zemra.
“Mami, çohu shpejt… o mam, çoje prej gjumit se kam ardhur me të pa… mami, çohu! Mami çohu tash”-thotë vogëlushi.
Shiko videon:
View this post on Instagram