“Nëse do fjalë, pyet një burrë. Nëse kërkon vepra, pyet një femër”! 22 thëniet që meshkujt do të donin t’i zhduknin

Feminizmi është keqkuptuar shpesh herë për shkak të emërtimit që erdhi si rezultat diskriminimit ndaj grave.

Shumë njerëz mendojnë se feminizmi i paraqet gratë si qenie të brishta, për të cilat burrat duhet të kenë kujdes.

Keqkuptuesit e cilësojnë feminizmin si rebelim të grave ndaj burrave.

Kur flitet për radikalizimin e grave, feminizmi mbështet idenë se i vetmi nocion radikal në lëvizjet feministe është se gratë duhet të gëzojnë të drejta sikurse burrat – të konsiderohen dy palët si njerëz me të drejta dhe përgjegjësi të barabarta.

Ideja e të qenit feminist mbart si mision eliminimin e barrierave që iu kanë vendosur grave bazuar në pritshmëri gjinore, dhe zbutjen e hendekut të ashtuquajtur “glass ceiling” (tavan qelqi) që bën që gratë të përbëjnë numër të vogël në sektorët menaxheriale.

Ndër dekada, disa personalitete nga fusha të ndryshme, kanë thënë fjalët e tyre të forta në lidhje me të qënit femër, duke frymëzuar botën mbarë.

Citimet e tyre kanë hyrë në histori, duke bërë që çdo femër që i lexon, ta rishohë veten ndryshe; më të dobishme, më të fortë, më me vlerë!

Lexoni këto 22 shprehje të mrekullueshme dhe kështu do të dini t’u përgjigjeni herë tjetër, atyre që po përpiqen t’ju bëjnë të ndiheni të nëpërkëmbura, të dobëta, të pavlera…

Ndërsa meshkujt, do të donin t’i zhduknin nga faqja e dheut këto citate:

1. “Nëse kërkon vetëm fjalë, pyet një burrë; nëse kërkon vepra, pyet një femër” Margaret Thatcher, politikane

2. “Ne nuk lindim gra: ne bëhemi të tilla… Asnjë fat biologjik, psikik, ekonomik nuk e përcakton trajtën që merr në gjirin e shoqërisë femra njerëzore; është tërësia e qytetërimit ajo që përpunon këtë produkt të ndërmjetëm midis mashkullit dhe tredhakut që ne e cilësojmë femërore”

Simone De Beauvoir, filozofe, themeluese e konceptit të gruas moderne të shekullit 20

3. “Një grua është si një bustinë çaji, ti asnjëherë nuk e di sa e fortë është ajo deri sa e vendos në ujë të nxehtë” Eleanor Roosevelt, politikane, diplomate, aktiviste

4. “Unë gjithmonë kam dashur të isha një “femme fatale”. Edhe kur isha e vogël, asnjëherë nuk doja të isha thjesht një vajzë, por doja të isha një grua”

Diane von Furstenberg, stiliste

5. “Unë jam e fortë, jam ambicioze dhe e di shumë mirë se çfarë dua. Nëse kjo nuk të pëlqen, atëherë punë për ty”

Madonna, këngëtare

6. “Pyetja nuk është kush do më lejojë mua, por kush do më ndalojë”

Ayn Rand, shkrimtare

7. “Adhuroj të shoh një vajzë të re e cila del jashtë dhe e kap botën nga jaka e xhaketës. Jeta është e poshtër. Ti duhet të përpiqesh dhe të triumfosh”

Maya Angelou, shkrimtare

8. “Unë e ngre zërin jo që të bërtas, por që, ata që nuk kanë mundësi të shprehen, të mund të dëgjohen… ne nuk mund të kemi sukses kur gjysma prej nesh ngurojnë”

Malala Yousafzai, aktiviste pakistaneze për të drejtën e arsimit të grave, fituesja më e re e çmimit Nobel

9. “Feminizmi nuk ka të bëjë me forcën e femrave. Femrat si natyrë janë të forta, por ka si qëllim të ndryshojë mënyrën se si bota e percepton forcën”

G.D. Anderson, autore

10. “Femrat thonë gjithmonë: ‘Ne mund të bëjmë gjithçka që mund të bëjnë dhe meshkujt!’ Por janë meshkujt ata që duhet të thonë: ‘Ne mund të bëjmë gjithçka që mund të bëjnë dhe femrat!’”

Gloria Steinem

11. “Nuk je e detyruar të jesh e bukur. Nuk i detyrohesh askujt për bukurinë tënde. As të dashurit/bashkëshortit/partnerit, as kolegëve të punës, veçanërisht as meshkujve që takon në rrugë. Nuk iu detyrohesh as prindërve, as fëmijëve, nuk i detyrohesh shoqërisë në përgjithësi. Bukuria nuk është një qira që e paguan, sepse ke zënë një hapësirë të quajtur “femër”.

Erin McKean, leksikografe

12. “M’u desh shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kam, nuk do të hesht.”

Madeleine Albright, politikane

13. “Kur një burrë jep opinionin e tij, ai është burrë. Kur një femër jep opinionin e saj, ajo është e përdalë”

Bette Davis, aktore

14. “Shpresoj që prindërit e vajzave të vogla do i shikojnë ato dhe do thonë, “Po, femrat munden”

Dilma Rousseff, ekonomiste, politikane, presidentja e parë grua e Brazilit

16. “Natyrisht që nuk shqetësohem nëse natyra ime i frikëson meshkujt. Tipi i mashkullit që frikësohet nga personaliteti im është pikërisht tipi për të cilin nuk kam asnjë interes”

Chimamanda Ngozi Adichie, shkrimtare nigeriane.

17. “Nuk ndihem më pak femër. Ndihem akoma më e fuqishme kur marr një vendim të rëndësishëm, kjo kurrsesi nuk e zvogëlon feminitetin tim”

Angelina Jolie pas mastektomisë së dyfishtë, aktore, aktiviste.

18. “Nuk kam takuar asnjëherë një femër që nuk është e fortë, por ndonjëherë ato nuk dinë ta tregojnë forcën që kanë. Duhet një tragjedi që një femër të shfaqë forcën e saj. Mesazhi im është që ta shfaqni forcën para tragjedisë”

Diane von Furstenberg

19. “Femrat kanë qenë gjithmonë më të fortat. Meshkujt kërkojnë vazhdimisht mbështetje nga ato. Ata kanë nevojë për nënën që kujdesej për ta kur ishin të vegjël”

Coco Chanel, stiliste

20. “Besoj se mbrojtja e të drejtave të femrave është kapitull i pambyllur i shekullit XXI”

Hillary Clinton, politikane

21. “Ne duhet të riformojmë perceptimin tonë rreth mënyrës si e shikojmë veten. Duhet të bëjmë një hap përpara si femra dhe të marrim drejtimin”

Beyoncé, këngëtare

22. “Një femër e fortë e kupton se logjika, vendosmëria dhe fuqia janë po aq femërore sa intuita dhe lidhja emocionale. Ajo i vlerëson dhe i përdor të gjitha këto dhunti”

Nancy Rathburn, autore