Nëse është e shkruar, do të kthehet me ty. Nëse jo, ke për të marrë një mësim

Përgjatë jetës, ne takojmë shumë njerëz që lënë nga një gjurmë tek ne.

Jeta është e mbushur me pasiguri, dyshime, por për një gjë mund të flasim me siguri.

Ajo që është e shkruar për të qenë e jona, do të kthehet tek ne.

Do ta gjejë mënyrën për të arritur drejt nesh, dhe as koha, as distanca, e as njerëzit nuk do ta ndalojnë dot.

Normalisht teksa humbim diçka, apo nuk po e arrijmë dot diçka, ne do të ndihemi keq.

Nuk ka gjë më të rëndë, se sa të ndihesh i pavlerë në arritjen e një qëllimi.

Mirëpo pikërisht në momentet më të vështira, ne duhet ta bindim veten që të kemi besim.

Universi punon në realizimin e dëshirave tona.

Nëse ekziston diçka që i njeh më para nesh dëshirat tona, ai është universi.

Dëshirat janë frekuenca që ne i dërgojmë në univers dhe ai punon për të na i plotësuar.

Sa më shumë ta duam diçka, aq më të larta janë frekuencat që ne dërgojmë dhe aq më të larta janë mundësitë që ato dëshira të realizohen.

Na thuhet gjithashtu se fati është i shkruar.

Secili mund të mendojë si të dëshirojë, por nëse është e shkruar që diçka të ndodhë, ajo do të ndodhë.

Edhe me njerëzit ndodh e njëjta gjë.

Kur ata largohen, apo kur nuk janë shfaqur ende në jetën tonë, fati i sjell drejt nesh.

E kundërta ndodh kur diçka nuk është e shkruar.

Sado që ne ta dëshirojmë shumë diçka, universi e di se për çfarë kemi nevojë ne në jetët tona dhe realizon ato dëshira që do e përmirësonin jetën tonë.

Nëse diçka nuk do të sillte një ndryshim për mirë, apo nuk do të ishte e shkruar në fatin tonë, ajo kurrsesi nuk do të ndodhë.

Gjithçka ka të bëjë me ligjin e tërheqjes dhe frekuencat që ne i dërgojmë universit.

Fati ynë përcaktohet që në lindje dhe çdo dëshirë e jona, është një shtysë për të ecur në rrjedhën e fatit të shkruar. / bota.al