Nëse i fsheh paratë në këto 8 vende, zëre se nuk i ke fare!

Shumë persona preferojnë që paratë e tyre t’i fshehin në shtëpi.

Për shumë njerëz banka nuk është vendi më i sigurtë për të fshehur paratë, ndaj zgjedhin dyshekun, raftet e ndryshme apo kasafortat personale.

Por, ju tregojmë 8 vendet që nëse i keni zgjedhur për paratë tuaja, atëherë ato konsiderojini të humbura:

1. Dysheku është vendi më i mirë për të fjetur, por jo për t’i fshehur paratë, sepse është vendi më tradicional ku njerëzit në epoka të ndryshme kanë fshehur paratë, pra vendi i parë që kontrollohet.

2. Mos i groposni paratë në kopshtin tuaj, sepse gjasat që komshiu t’iu shikojë në çdo orë të ditës janë të mëdha.

3. As qeset e rrobave apo ushqimeve nuk janë një vend i sigurtë, madje këtu lekët mund të merren gabimisht.

4. Harrojini edhe çantat e vjetra bashkë me kuletat e vjetra, aty edhe mund të vidhen edhe mund të hidhen padashje në plehra nga mamaja juaj.

5. Nëse mendoni se koshat e rrobave të palara janë vendi ideal, atëherë sapo keni dështuar me imagjinatën tuaj, ajo e hajdutit është para jush në këtë rast.

6. Mbrapa një kornize apo një pikture duket si vend tundues, por realisht është më tundues për hajdutët ose edhe thjesht vizitorët, imagjinoni një lëkundje të vogël dhe paratë dalin vetë.

7. Po ashtu mos fusni para në dollapë apo sirtarë, janë vendi i preferuar që fëmijët duan të gërmojnë dhe të luajnë.

8. Kutitë dhe kasafortat e vogla janë objekti ndoshta më i pasigurtë. Ajo është e vogël dhe nëse dikush kërkon të vjedhë e merr atë pa u menduar gjatë se çfarë ka brenda.