Nëse të ndodhin këto 7 gjëra, e keni një engjëll pranë

A besoni në ekzistimin e krijesave të padukshme?

Engjëjt ekzistojnë në frekuenca të ndryshme vibracionale me njerëzit, për këtë shkak shumica prej nesh nuk jemi të aftë që t’i shohim ato, por mund ta ndiejmë praninë e tyre përreth nesh.

Engjëjt kanë mënyrat e veta për ta bërë të ditur praninë e tyre dhe nuk është e thënë të jesh thellësisht fetar për ta ndier praninë e një engjëlli.

Ja shtatë shenja, të cilat tregojnë se një engjëll mund të jetë afër jush, transmeton gazeta Kosova Sot.

1. NDRYSHIMI I TEMPERATURËS NË DHOMË

Mund ta ndieni një valë të papritur të nxehtësisë, apo një shkëlqim të ngrohtë që ju rrethon.

Apo, mundeni edhe të rrëqetheni, apo të ndjeni drithërima të të ftohtit në pjesën e pasme të qafës, apo kokës.

2. NDONJË AROMË INTRIGUESE MUND TË PARAQITET PAPRITMAS

Mund të bëhet fjalë për ndonjë aromë të cilën nuk e keni ndier kurrë më parë dhe, me gjasë, nuk do të jeni në gjendje që ta identifikoni atë.

3. MUND TË PARAQITEN DRITA TË NDRYSHME ME NGJYRË NGA ASGJËKUND

Mund të shihni boshte të dritës që bien teposhtë apo mund të shihni xixa me ngjyra, ose edhe hije.

Mos u frikësoni, ju nuk do ta shihni ndonjë engjëll derisa të mos jeni të gatshëm për një gjë të tillë.

Është e tepërt të thuhet se engjëjt nuk duan t’ju bëjnë keq.

4. MUND TË DËGJONI ZËRA ENGJËLLORË TË CILËT DUAN TË KOMUNIKOJNË ME JU

Nëse zëri është thjesht një pëshpërimë, apo i dobët, atëherë me mendjen tuaj mund t’ia bëni me dije engjëllit se mund të flasë më me zë.

Mos mendoni që zëri engjëllor të cilin jeni duke e dëgjuar, është produkt i mendjes tuaj.

5. ATY KU MË SË PAKU E PRISNI MUND TË GJENI PUPLA TË BARDHA

Kjo është një shenjë e sigurt se engjëjt janë me ju dhe janë të gatshëm që të përgjigjen në lutjet tuaja.

6. ENGJËJT MUND T’JU PARAQITEN NË ËNDËRR DUKE UA OFRUAR ZGJIDHJEN PËR NJË PROBLEM TË CAKTUAR

Në mëngjes mund të ndiheni më pozitivë dhe më të qartë rreth drejtimit të cilin duhet ta merrni…

7. MUND TË NDIHENI SIKUR DIKUSH ËSHTË NË DHOMË ME JU

Mund t’ju duket sikur dikush sapo kaloi pranë jush, apo mund ta përjetoni ndjenjën se dikush, një entitet i panjohur qëndron prapa jush, me gjasë me duart e tij mbi supet tuaja.

Shpesh engjëjt mund ta bëjnë tepër evidente praninë e tyre.

Një përvojë e rëndomtë është ajo kur gjendeni në ndonjë dyqan librash, apo bibliotekë, duke kërkuar ndonjë libër, kur papritmas një libër bie nga rafti dhe ju del para këmbëve.

Kjo është vepër e engjëjve. Besojuni atyre dhe ata do t’ju dërgojnë më shumë sinjale.

Ata ekzistojnë për të na ndihmuar ne.