Web Analytics
BallinaSHOWBIZNëse Zvicra humb nga Sërbia reperi shqiptar do të marrë këtë vendim…

Nëse Zvicra humb nga Sërbia reperi shqiptar do të marrë këtë vendim…

Gashi reperi i njohur shqiptar ka bërë një zotim në rrjete sociale.

Ai ka shkruar se, “Nëse Zvicra humb ndeshjen sot…jo vetëm që do të qaj por të shtunën do të jetë koncerti im i fundit në Zvicër përgjithmonë.

Reperi me origjinë shqiptare e ka përqëndruar karrierën e tij jashtë vendit, duke u bërë një ndër emrat më të njohur shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai numëron disa hite ndërkombëtare si “Creep on me”, “That’s mine”, etj.

Edhe pse i larguar prej vitesh, ai nuk harron kurrë që të përmendë origjinën e tij shqiptare dhe këtë e ka treguar shpeshherë në rrjetet sociale.

Megjithatë këtë deklaratë të fundit të tij duket se nuk e kanë pritur mirë ndjekësit në rrjetet sociale.

Ata shkruajnë “shpresoj që të humbë në mënyrë që të mos shkojë më atje për të kënduar”.

Deri në momentet që flasim ndeshja Zvicër-Serbi është barazim.

Një nga golat e Zvicrës e shënoi futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit