Web Analytics
BallinaUncategorizedNesër fillon dimri, ja kur priten reshje bore

Nesër fillon dimri, ja kur priten reshje bore

Nesër, e hënë në orën 11:02 min fillon stina e dimrit astronomik.

Edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpesh herë kemi çrregullime në Troposferë, një gjë e tillë nuk parashihet të ndodhë deri në fundjavë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Në fundjavë pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje bore, njofton IHK, përcjell Telegrafi.

Kjo situatë e krijuar do të ndikoj në rënien e temperaturave minimale deri -6, -7 gradë Celsius. Sa i përket temperaturave maksimale ato vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e normales për pesë ditë të ardhshme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit