Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të caktohet seanca e re plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet për të caktuar vazhdimin e seancës për katër pika të papërfunduara nga seancat e kaluara plenare.

Ndërkohë pritet të caktohet data e seancës së re plenare, ku në rend dite do të jetë debati parlamentar mbi veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe Projekti i Gazit me MCC.

Ndryshe, në mbledhjen e saj të kaluar, Kryesia e Kuvendit dështoi që të caktojë datën e seancës së re plenare.