Nesër mot i ndryshueshëm, të premten shtrëngata dhe shi

Të nxehtit që ka filluar të depërtojë sot mbi rajonin tonë, do të mbizotëroj edhe ditën e enjte, që do të shoqërohet edhe me erëra të fuqishme gjatë ditës, vende-vende me hove edhe mbi 20m/s apo 70km/h.

Ditën e premte pritet ndryshim i situatës sinoptike, ku nga orët e paradites priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende mund të jenë mjaft intenzive, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër.

Nga fundjava parashihet të mbajë mot më i qëndrueshëm, kryesisht me diell, të shtunën jo aq nxehtë, e nga dita e diel sërish me mot shumë të nxehtë.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet kryesisht përreth vlerave të pranueshme, ditën e enjte herë herë mund të ketë rritje të koncentrimit të grimcave të materies, që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare, apo shkurtimisht edhe në të dobëta.

E nga dita e premte cilësia e ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta e në fundjavë në shumë të larta, e në këto raste preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

5.08 – Paradite me kthjellime.

Ditën vransirat do të shtohen, e do të fryjë edhe erë e fuqishme nga jugperëndimi.

Pasdite vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima përreth viseve malore.

6.08 – Jo aq ngrohtë.

Vransira të ndryshueshme.

Që nga orët e paradites priten mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi.
7.08 – Kryesisht me diell dhe jo aq nxehtë.

8.08 – Shumë nxehtë dhe kryesisht me diell.

9.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

Pasdite përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh afatshkurtë shiu.

Temperaturat minimale në fundjavë zbresin edhe deri në 14C, e maksimalet ditën e premte zbresin në 27C, e nga dita e diel shënojnë rritje deri në 34C, e të hënën edhe deri në 36C.

Të enjten do të fryjë erë e fuqishme jugperëndimore 7-16m/s, e vende-vende me hove edhe mbi 20m/s. Nga dita e premte ndryshon kahjen dhe frynë erë verilindore 4-11m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale ditën e nesërme, e nga fundjava në rritje graduale përreth vlerave normale.