Nesër në Kuvend votohet për anëtarët e Bordit të RTK-së

Nesër do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën kanë mbetur për shqyrtim edhe gjashtë pika të rendit të ditës.

Në njoftimin nga Drejtoria e Kuvendit për marrëdhënie me publikun, thuhet se vazhdimi i seancës është paraparë për orën 10:00.

Gjatë kësaj seance do të shqyrtohen tri projektligje dhe do të zgjidhen anëtarët e të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe zëvendësdrejtori i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, transmeton Telegrafi.