Nesër vaksinohen nxënësit e gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë

Me qëllim të vaksinimit të nxënësve me vaksinën kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë, ka organizuar për nesër (e enjte , 25 nëntor) ekipe mobil për vaksinimin e nxënësve në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Ministria e Shëndetësisë.

“Vaksinimi, i cili do të bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës, do të zhvillohet nga ora 12:00 në mjediset e kësaj shkolle.

Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, pasi të kenë dhënë deklaratën e pajtueshmërisë për vaksinim, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/