Nesër vranët, e masnesër priten reshje bore

19.02-20.02 – Ditën e mërkurë, pjesërisht vranët, e gjatë ditës intervale me diell.

Vonë në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu.

Të enjten më ftohtë dhe kryesisht vranët.

Herët në mëngjes mundësi për reshje bore, e më pas reshje të përziera shiu dhe bore.

Gjatë ditës reshjet pritet të pushojnë.

21.02 – Kryesisht me diell.

Në mbrëmje vransira kalimtare.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -1C deri në 3C, e maksimalet nga 10C deri në 13C.

Nga dita e enjte temperaturat maksimale do të zbresin në 5C deri 7C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesht të ndryshme 1-8m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, mirëpo gradualisht do të pësojë rënie.