E enjte, 7 Gusht, 2025
28.6 C
Pristina

Genta Ismajli shpërblen fansat besnikë

30 Dhjetor 2014 | Admin
ShowBizArkiva

Dhurata e këngëtares për fansat e saj: 250 Karta Premium për koncertet e saj në 2015-n.

Këngëtarja e dashur për publikun në Shqipëri e Kosovë ka vendosur t’i shpërblejë fansat e saj për këtë fundvit. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, këngëtarja ka uruar ndjekësit për festat, si dhe ka njoftuar se do të shpërblejë 250 fansa me Kartë Premium, një mundësi për të ndjekur falas koncertet e saj gjatë vitit 2015.

Duke u regjistruar në një lidhje që ajo ka postuar në profilin e saj, 10 fansat më të shpejtë që do të përzgjidhen automatikisht do ta marrin dhuratën në mars 2015 me postë.

“Duke ju uruar festat e fundvitit dhe meqë në këtë faqe jemi me shumë se 1M, duke ju falënderuar që keni qenë shumë aktiv dhe masivisht në të gjitha eventet e 2014, Genta me ekip bashkë me klube kanë vendosur të shpërblejnë 250 fansa me Premium Karta, ku gjatë gjithë vitit 2015 kanë mundësi të kenë hyrjen falas në të gjitha koncertet, kuponë për pije, qëndrim në prapaskenë dhe shumë përparësi tjera.

Ajo që duhet të bëni është të regjistroheni në këtë lidhje: http://goo.gl/NeC29Z ta shpërndani dhe të komentoni një pjesë teksti të këngës së Gentes që doni me shumë në këtë status. 10 komentuesit me më shumë pëlqime marrin kartën direkt.

Përzgjedhja do të bëhet automatikisht dhe kartat do të shpërndahen në muajin mars me postë, regjistrimi vlen për të gjitha shtetet. Suksese!!!”, shkruan Genta në “FB”.