Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Yllka Gashi, prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është e vendosur me familjen e saj.
Pavarësisht distancës, ajo ka ruajtur gjithmonë lidhjen me publikun dhe artin skenik shqiptar, duke mbetur një prej emrave më të respektuar në botën e aktrimit.
Karriera e saj e suksesshme ka pasuruar kulturën shqiptare, dhe fansat e saj e admirojnë jo vetëm për talentin, por edhe për karakterin e saj të ngrohtë dhe pozitiv.
Së fundmi, Yllka ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa çaste nga pushimet që po kalon në Dubrovnik, në Kroaci.
Ajo ka bërë të ditur se ndodhet atje së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e tyre, duke shfrytëzuar ditët e verës për relaks dhe kohë cilësore në familje.
Kryeqyteti është i njohur për plazhet e saj mahnitëse dhe arkitekturën historike, që e bën atë një destinacion të përsosur për pushime.
Në fotografinë e publikuar, të tre kaq të lumtur, megjithatë vëmendjen e merr e bija e tyre, e cila qenka rritur kaq shumë! Një moment i veçantë për familjen, ku ata jo vetëm që shijojnë natyrën e bukur, por gjithashtu ndajnë kujtime të paharruara. Yllka është e njohur për dashurinë që ka për familjen e saj, dhe ky udhëtim është një dëshmi tjetër e kësaj dashurie.