Neymar i emocionin të gjithë, shënon gol dhe ia dedikon Kobe Bryant

Legjenda e basketbollit Kobe Bryant humbi sot jetën në mënyrë tragjike pas përplasjes së helikopterit me të cilin ai ishte duke udhëtuar.

Incidenti i rëndë ndodhi në Kalabasas të Los Anxhelos.

Kobi po udhëtonte së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare dhe me disa persona të tjerë, të cilët për fat të keq humbën jetën.

E gjithë bota është solidarizuar me këtë humbje dhe kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Braziliani Neymar, ka shënuar para pak minutash ndaj Lille dhei ka bërë dedikim Kobe Bryant.

Neymar ka marrë lajmin gjatë pushimit të ndeshjes.

Ai bëri numrin “24” përpara kamerave dhe më pas ngriti kokën nga qielli…