Nga 1 janari nuk do të funksionoj Whatsappi në këta telefona

Me kalimin e viteve dhe modeleve të reja të celularëve dhe programet e shumta zhvillohen dhe updatohen.

Iphone ka lajmëruar se ata që kanë Iphone 4 ose versione më të vjetra nuk do të mund të përdorin më aplikacionin e Whatsappit.

Platforma e mesazheve në pronësi të Facebook nuk do të funksionojë më tek ata aparatura që kanë iOS 9, programi operativ të prezantuar nga Apple në 2015-n.

Përdoruesit jo-Apple por që kanë një pajisje që operon me Android 4.0.3, gjithashtu do ta kenë të pamundur të përdorin aplikacionin.

iOS 9 ishte përditësimi i fundit i softuerit që iPhone 4 mund të përballonte. Apple prezantoi iOS 14 në shtator 2020.