Nga 505 teste të kryera për koronavirus në Shqipëri, 38 ishin pozitiv kurse një person humbi jetën

Pak ditë më parë në Shqipëri u konfirmuan rastet e para me koronavirus.

Deri më sot në Shqipëri janë kryer 505 teste, 38 prej tyre dolën të jenë pozitive, kurse 467 negative.

Nga të gjitha këto raste, pati një humbje jete.

Zona më e prekur vazhdon të jetë Tirana, duke u pasur nga Durrësi.

Postimi i Edi Ramës:

  • DY JAVËT E ARDHSHME DO TË NA TREGOJNË SHUMË LIDHUR ME KURBËN E RRITJES SË RASTEVE POZITIVE NË TERRITORIN TONË
  • TË PËRGATISIM VETEN DHE NJËRI-TJETRIN PËR MBROJTJE SA MË TË FORTË KËTO DY JAVË DHE TË SHOHIM HAP PAS HAPI SA DO SHTRIHET ARMIKU MES NESH
  • SA MË FORT TË MBROHEMI, AQ MË SHUMË I’A NGADALËSOJMË SHTRIRJEN DHE I’A RRISIM SHANSET VETES QË TË KUJDESEMI PËR ATA QË DO TA KENË PISK
  • DUKE PARË ÇFARË PO BËJNË TË GJITHË VENDET E TJERA, KINI BESIM SE KEMI BËRË DHE PO BËJMË TË GJITHA HAPAT E DUHUR, NË KOHËN E DUHUR.
  • FRIKË ASPAK, KUJDES PO!