Web Analytics
BallinaLAJMI I FUNDITAKTUALENga këpucët e hapura te veshja e zezë në valixhe, çfarë nuk...

Nga këpucët e hapura te veshja e zezë në valixhe, çfarë nuk iu lejohet anëtarëve të familjes mbretërore

Pas bujës që sjelli intervista e dukeshës Meghan Markle dhe princ Harryt, për pr.esionin brenda pallatit një nga pyetjet që lindi ishte sesa ndikon protokolli te stili i anëtarëve të familjes mbretërore.

“The Sun” raporton se ka disa rregulla strikte lidhur me këtë.

Pjesëtarët e familjes mbretërore mund të veshin xhinse vetëm nëse janë të ftuar në evente që i përshtatet kjo veshje, si për shembull, kur shëtisin qentë ose kur janë në një loje sporti.

Po ashtu, sa herë që anëtarët e familjes mbretërore udhëtojnë, duhet të kenë brenda valixhes së tyre një veshje të zezë.

Kjo veshje konsiderohet rezervë nëse ndonjëri prej pjesëtarëve ndërron jetë papritur.

Rregulli u vendos në vitin 1952, kur Elizabeth II ishte në Kenya dhe mësoi se i ati kishte ndërruar jetë.

Kur u kthye në Londër iu desh të priste për veshjen e përshtatshme për ta përcjellë drejt banesës së fundit.

Nuk lejohen këpucët e hapura pasi konsiderohen si shumë jo formale për mbretërorët.

Ndërsa, ngjyra e flokëve duhet të jetë shumë natyrale dhe nuk duhet të ndryshojë.

Po ashtu ato nuk mund t’i heqin palltot pasi nuk konsiderohet një veprim i denjë, ndërkohë që duhet të mbajnë vazhdimisht doreza pasi i japin një pamje të fisme dhe i mbrojnë nga mi.krobet./Express/

Rrjetet Sociale

630,452FansaPëlqeje
28,208NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit