Nga këto komuna vijnë 241 rastet e reja me Covid 19

Ka shkuar në 6 mijë e 286 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 241 ras te të reja, kështu duke e çuar në 6 mijë e 286 numrin total të të infektuarve me koronavirus.

Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, Prishtina edhe në 24 orët e fundit ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve me 86 ras te të reja.

“Ras tet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 86 raste,komuna Gjilan 21 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Viti 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste,komuna Fushë Kosovë 8 raste,komuna Kamenicë 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Obiliq 4 raste,komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Pejë, Malishevë Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Deçan, Zubin Potok dhe Dragash”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.